122 raste të reja me coronavirus – Prishtina dhe Ferizaj me numrin më të madh të infektuarve/ Detajet

Ka shkuar në 2 mijë e 799 numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë, ndërkaq vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 122 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 81 pacientë, duke çuar në 1 mijë e 506 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.

IKSHPK njofton se sot janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej sot 41 raste.

Komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste.

Komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste.

Me nga nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

IKSHPK bën të ditur se aktualisht në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 244. Ndërkaq, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *