‘Çfarë po ndodh në Kosovë’, gazetari i shqetësuar: Çdo ditë më telefonojnë dhe duan të vijnë në Serbi …

Gazetari kosovar që punon në Beograd Idro Seferi ka shprehur shqetësimin e e tij në lidhje me situatën që po kalon Kosova për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale që çdo ditë e telefonojnë kosovarë dhe i kërkojnë që të shkojnë në Serbi për t’u kuruar.

Sistemi shëndetësor në Kosovë është në gjendje alarmante, të cilën e konfirmoi edhe kryeministri Hoti, i cili tha se Klinika Infektive është e tejmbushur dhe nuk ka më vende për të shtruar të tjerë.

Postimi i gazetarit:

Mire mëngjes Kosovë!Çdo ditë të paktën dy njerëz më marrin në telefon nga Kosova për ndihmë shëndetësore, lokacione, ilaçe, konfirmime dhe kërkesa për spitale në Beograd. Shumë tash kishin me thënë ma përpara vdes se sa shkoj atje. Shumë do të ankoheshin pse me marr teste Kosova, e shumë nuk e dinë që shumë spitale të Kosovës çojnë analiza në Beograd. Mua s’më vjen vështirë me i ndihmu me aq sa mundem edhe nuk po e shkruaj këtë për ata që më kanë marrë javët e fundit as si ankesë se pse me pyesin njerëzit, as që janë bë të tepërt se njerëzit kanë halle dhe sa here që mundem me ua ofru këtë ndihmë e bëjë pa pagese. Veç shtrohet pyetja pse këta njerëz vinë çdo ditë në Beograd dhe çka po ndodh me sistemin shëndetësorë? A shërohen njerëzit me fjale politike apo nëpër kafe e statuse në Facebook? A është tu punu dikush diçka e veç po rrini?!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *