Dialogu Kosovë – Serbi, a do të përfundojë me njohje reciproke? Ja përgjigja e kryministrit Hoti

Kryeministri vendit, Avdullah Hoti, ka folur pas takimit online që ka pasë për rifillimin e bisedimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti ka thënë se në çdo takim të tij ai potencon se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoti ka thënë se të enjten do të mbahet edhe një takim në Bruksel ku do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, theksoi ai.

Kryeministri u shpreh se është arritur pajtueshmëri në parim, për takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu.

“Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Tash hymë në fazën finale të dialogut e cila ka kuptim vetëm po të ketë njohje reciproke në mes të dy vendeve”.

“Unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë sepse nuk ka alternativë tjetër ky proces i dialogut përveç njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve”, tha Hoti në konferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *