“Gjysma ime”, ja çfarë deklaronte vite më parë Rudina Magjistari për Edi Ramën kur bashkejetonin

Në verën e vitit 1999 Edi Rama shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantuesje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, por e njohur që në fillim të viteve 90-të, Rudina Magjistari. Revista Klan botoi e para lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie. Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.

“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave. Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër.

Në fushatën elektorale të 2003-shit, ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës së vitit 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *