Haradinaj refuzon takimin me Ramën: E pamundur për me u takue me…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologun e tij, Avdullah Hoti, me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, me kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe së fundi me Presidentin Hashim Thaçi.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pyetjes nëse takimi mes Ramës dhe Haradinajt nuk është zhvilluar për shkak se kryeministri shqiptar nuk i ka shkuar në zyrë kreu të AAK-së apo se ky i fundit nuk ka pranuar, Haradinaj i është përgjigjur në një intervistë për RTV Dukagjin.

Ramush Haradinaj deklaroi se ai nuk ka pranuar të takohet me kryeministri Rama për arsye se ky i fundit e ka p aditur atë.

“Ka patur interesim për një takim por është e pamundur për me u takue i padituri me p aditësin pra kjo është jashtë çdo logjike. Nga ana ime nuk ka patur asnjë interesim. Nuk ndihem mirë me u takue si i p aditur me askënd qoftë dhe zoti Edi Rama.” – tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *