Humb jetën shoferi i Urgjencës, ishte prekur nga COVID… vd iq në autoambulancën që kishte shërbyer vetë, pa mjek dhe pa aparaturë

Orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgjencës ishte inf ektuar me COVID-19, dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi. Por, siç bëjnë me dije burime të afërta me të ndjerin, ai kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. Qytetarët që e kanë parë Ndreun kanë thirrur për ndihmë numrin e urgj encës 127, dhe për ndihmë është dërguar një autoambulancë e vjetër, pa asnjë mjekë dhe aparaturë.

E vetmja ndihmë e parë që iu dha vetë-dhënësit të ndihmës së parë, ishte oksigjeni, por i pamjaftueshëm. Dosja.al mësoi se autoambulanca që u dërgua nga QKUM-ja është makina me targat, TR 9926 K, makinë që për shumë kohë ishte drejtuar nga vetë i ndjeri.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila deri më tani është mbajtur e fsh ehur nga autoritetet shëndetësore, është mjaftuar me një ngushëllim të thatë nga QKUM-ja në rrjetet sociale, ku shkruhet se Artur Ndreu vdiq në mënyrë të papritur.

POSTIMI I PLOTË:

QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve.
Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve.
Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *