Pas aktak.uzës për Thaçin e Veselin nga Gjykata Speciale, reagojnë edhe estrada – ja fjalët e tyre

Të mërkurën e datës 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se është ngritur aktak.uzë për Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin.

Mbi ta rëndon një aktakuzë e rë ndë për kri me luf te, konkretisht për autorësinë e kr imit mbi 100 persona të vr arë.

Ngjarja e cila ka shokuar mbarë popullin e Kosovës, ka revoltuar në masë të madhe qytetarët e vendit të cilët shumica prej tyre e kanë quajtur të pa bazë, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e aku zave të tilla.

Emra të njohur nga estrada shqiptare, shumica prej të cilëve janë përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për të shprehur revoltën e tyre lidhur me këtë çështje.

I pari ishte këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi të Hashim Thaçit, të realizuar gjatë kohës së luftës, së bashku me disa trima të tjerë të UÇK-së.

“Përjetësisht jemi me ju çlirimtarë”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram, duke treguar kështu se nuk i beson aspak akta kuzës së Gjykatës Speciale.

Një fotografi të ngjashme, e ka publikuar edhe reperi i njohur i estradës shqiptare, Gold AG, i cili njihet për këngët e panumërta me motive patriotike.

“Thuaj çka të duash nëse paske çka me thonë. Veç jo për UÇK-në deri n’qershorin 99”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, ku shihen tri figurat e njohura në një montazh, ajo e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vargjet në fjalë janë shkëputur nga kënga e tij “Shkronjat e Arta”, e cila u publikua muaj më parë dhe për përmbajtjen e tekstit në fjalë, reperi nga Presheva u detyra të japë një shpjegim në polici.

E një reagim nuk mund të mungonte edhe nga ajo që i ka kënduar luf tës e posaçërisht vendit të saj të lindjes, Drenicës, në vitin 1999.

Këngëtarja Leonora Jakupi për të treguar mbështetjen e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës publikoi në InstaStory një fotografi të stemës së UÇK-së.

“Me ju përjetësisht”, ka qenë mesazhi i këngëtares, duke dashur të tregojë suportin e saj për UÇK-në, dhe njëherësh revoltën me ata që tentonjë të hedhin baltë mbi të.

E reperi i njohur Mozzik publikoi një fotografi me atë që e ka quajtur si politikanin më inspirues të tij, në një pyetje të bërë nga një fans në InstaStory.

“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar Gjykata Speciale po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandant ama bash gjithë jetën me ty! Shkofsh e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka b*r nane që dë non luf tën e pastërt të UÇK-së! Respekt për çlirimtarët”, ka shkruar Mozzik në një fotografi të publikuar në InstaStory, ku shfaqet krah Kadri Veselit. 

/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *