Pasu u refuzua për tu takuar, Rama zbutet: Do e tërheq pa dinë ndaj Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj re fuzoi të priste në takim kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar këtij të fundit se e ka pa ditur për shpifje.

Mirëpo, Rama sapo tha në konferencë me gazetarët se do e tërheqë atë padi.

Ndërkaq, kryeministri u tregoi atyre se arsyeja se pse e paditi homologun e tij kosovar ishte për të birin e tij, Zahon që të kuptojë ç’ka ndodhur me shpifjet dhe kur të hyjë në google mos lexojë ‘njëmijë e një të zeza’, pa patur mundësinë që ta pyesë ndoshta Ramën për këtë.

“Është bërë kaq normale shpifja sa njerëzit edhe mund të habiten c’ne p adi për shpifje unë kam 22 p adi për shpifje që ta dini, kjo që kam bërë për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë se është padi e një kryeministri ndaj një kryeministri por janë 22 në proces.

Dua që djalit tim, të voglit, t’ia lemë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë se si mund t’i shpjegojë dhe interpretojë ‘lajmet e pafundme’ që do lexojë në google kur të shkruajë Edi Rama, im atë, ku do lexojë për një monstër, të gjitha të zezat dhe mund të mos e ketë mundësinë të më pyesë mua vetë se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja dhe në rastin konktret, çfarë duhet të bëja unë?! Kjo nuk është shpifje e zakonshme, edhe pse shpifje të zakonshme nuk duhet të ketë, ashtu si ajo ‘mitologjia’ për pazaret e te rritoreve që është një ndyrësi. Unë nuk mendoj që njerëzit ndahen në patriotë e trad htarë meqë kanë opinione të ndryshme”, tha Rama teksa tregoi se i kishte kërkuar takim Haradinajt.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithëve për ta vizituar në seli apo në shtëpinë e tij dhe si pa ditës që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën. Doja të diskutoja me të këtë cështje që është më e madhe se unë apo Ramushi, sepse implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën. E kam njoftuar që s’do bëj komunikime me mediat dhe do e tërheq pa dinë jo se është e vogël për mua por se është e madhe kjo për të gjithë ne. Nuk e di çfarë roli ka pa dia në raportet mes nesh. Me pa di, pa pa di, me shpifje, pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike dhe nga ai vend s’e lëviz askush, as ai veten e vet. Pa dia do të tërhiqet”, konfirmoi Rama nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *