Rritja e madhe e të infektuarve, mbyllja në fundjavë “përp las” mjekët dhe ekspertët

Rastet e reja me Covid-19 dhe humbja e jetëve si pasojë duket se po vijojnë me ritme të larta në Shqipëri, shkruan AlpeNews.al

Ajo që dihet deri tani me siguri është se nuk do kemi një karantinim të dytë. Megjithatë, ditet e fundit është hedhur ideja e mbylljes vetëm në fundjava dhe rikthimi i disa prej masave kufizuese.

Ky propozim duket se ka “perplasur” në debat ekspertët si dhe mjekët që mendojnë ndryshe.

Fillimisht, ka qenë Silva Bino që është edhe Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, që ka thene se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava.

Silva Bino: Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, vetem një dite pas propozimi të Binos, shefi i Urgjencës Skender Brataj dhe mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero janë shprehur kundër duke theksuar se kjo nuk e frenon ikjen e virusit.

Pëllumb Pipero: Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës. Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne.

Skënder Brataj: Nuk duhen mbyllur institucionet, personat e infektuar të skeduar janë edhe në polici edhe në sistem shëndetësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *