Shkon në 4 numri i zyrtarëve të infektuar me Covid-19 në drejtorinë e policisë së Elbasanit

Një tjetër rast me koronavirus është shënuar së fundmi në rradhët e zyrtarëve në drejtorinë e policisë në Elbasan.

Mësohet se ai është shefi i policimit në komunitet, duke e çuar numrin total të të infektuarve në drejtorinë e Policisë në 4. Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut.

Rasti i katërt është renditur në rrethin e Beratit, pasi aty është vendbanimi i shefit të infektuar. Ai në testin e parë rezultaoi negativ. Kujtojmë se Shqipëria shënoi dje shifra rekord që prej fillimit të pandemisë ku u regjistruan 117 raste të reja dhe 2 vi ktima.

/JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *