Situatë alarmante në Shqipëri, humb jetën viktima e gjashtë në një ditë

Një grua e cila dyshohet se është e infektuar me koronavirus ka humbur jetën mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se gruaja e moshës 40 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është nisur nga Selenica dhe sapo është intubuar në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën.

Asaj i është bërë tamponi dhe nesër pritet të dalë përgjigja.

Gjatë paradites një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Zyrtarisht ministria e Shëndetësisë sot raportoi 4 vi ktima./SYRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *