Tamponët, monopol i shtetit/ Kosova licencoi laboratorët privatë për të rritur numrin e testimeve anti-covid

Përveç Instituti të Shendetit Publik, asnjë institucion tjetër shtetëror apo privat nuk ka të drejtë të bëjë tamponin e koronavirusit.

Për të mësuar nëse je ose jo i prekur nga Covid 19, në Shqipëri duhet të presësh radhën, pasi jo të gjithë qytetarëve që u janë shfaqur shenjat e Covid 19 u është bërë tamponi. Ky fakt ka shkaktuar jo vetëm stres tek qytetarët, pasi mungesa e një tamponi pengon edhe lëvizjen drejt shteteve të tjera.
Nga ana tjetër, spitalet private edhe pse e kanë infrastrukturën e duhur për të bërë tampon, e kanë të ndaluar me ligj.
” 3 muaj më parë preva biletën të shkoja në Gjermani, por pandemi solli mbylljen e kufijve. Sapo ne u hapëm u interesova të ikja në rruge tokësore dhe me thanë që duhet të bësh testin anticovid. Si fillim u interesova ta bëja në shtet atje më thanë që nëse nuk ke shenja ne nuk ta bëjmë tamponin. Shkova edhe tek privati por atje mësove që vetëm shteti e ka këtë të drejtë. Më mirë të kisha paguar, pasi kështu kisha zgjidh problemin tim”, thotë qytetari.
Shumë qytetarë janë të gatshëm të paguajnë për testin anticovid dhe kjo do u krijonte një radhë më të shpejtë nga institucionet shtetërore atyre që nuk e kanë mundësi të paguajnë. Këtë të martë Kosova shkoi një hap para nesh.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nënshkroi udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me Covd. Ai tha se tashmë do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *