Tani është zyrtare, ja kur rinis La Liga

Beteja me Koronavirus duket sikur po shkon drejt fundit në Europë dhe jeta po merr formën normale edhe në ato vende që vetëm 1 muaj më parë ishin në situatë kritike.

Pasi Gjermani dha shembullin se si futbolli mund të bashkëjetojë me virusin, tani është rradha e kampionatit spanjoll të ktheje emocionet tek dashamirësit e futbollit.

Në një konferencë të mbajtur sot, kryeministri i Spanjës deklaroi se futbolli do të nisë me 8 qershor.

Skuadrat e Primera Divison kanë disa javë që kanë nisur stërvitjen, dhe duket se ndryshe nga kampionati francez, do ta respektojnë rregullisht kalendarin duke zhvilluar edhe 11 javët e mbetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *