“Ti se ke káncerin si Rugova me u …”, Çun Lajçi sh përthen ndaj Thaçit: Kurrë kafen pi s’ta kam…tash shko

Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas akt-akuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi pas fjalimit ndaj popullit në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.

“I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!”, shkruan Lajçi mes të tjerave, ndërsa shton se Thaçi nuk do të mund të bëhet kurrë njeri.

Postimi i plotë: Ti mashkulli i Brojës! Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!

Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo! I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa! Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!

– Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke káncerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!

– Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu! Ik, se je lodhë tue u mshef!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *